Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është raportuar se ka kërkuar rimburësim të mjeteve të shpenzuara për trajtim nga COVID-19 nga institucionet e vendit në vlerë prej 396 eurosh.
Ky veprim i Sadriut si duket ka nxitur reagime të ashpra në rrjete sociale, ku është kritikuar mjaft shumë veprimi i bashkëshortit të Osmanit.
Reagimeve i është bashkangjitur edhe gazetari Valon Syla.Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar edhe me shpenzimet e presidentes Osmani.
“Hamburger me dy vo dhe faktura të Covidit…396 Euro… ju boftë mirë”, ka shkruar Syla. /Botapress.info/