Luan Krasniqi, boksieri shqiptaro-gjerman i kategorisë së rëndë është ndër boksierët më të mirë shqiptarë. Ai gjendet në pozitën e 308-të të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 279 pikë nga 35 ndeshje, shkruan Gazeta Botapress.
Krasniqi është nga Juniku. Fëmijërinë e kaloi në Junik, ku pastaj si 16 vjeçar ai shkoi te babai i tij në Shtutgart të Gjermanisë, ku kishte emigruar familja e tij. Luani, si njëri nga tetë fëmijët e familjes, arriti me sukses të kryejë shkollën e mesme dhe pastaj filloi të punonte si agjent i kontratave për kursim. Që në moshë të re, ai me një shok shkuan në klubin e boksit të qytetit, ku nga ky moment fillon edhe karriera e tij si boksier.
Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij Gazeta Botapress, ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur:
1. Luani ka zhvilluar 35 takime nga të cilët 30 i ka fitore (14 me nokaut), 4 humbje dhe 1 barazim. Nga këto takime ka arritur të fitojë titullin: “Kampion Botëror inter-continental në versionin WBO”.
2. Ai është takuar me idhullin e tij Muhamet Ali dhe motoja e tij është vetë thënja e Muhamet Aliut: “Ju nuk mund të goditni çfarë nuk mund të shihni”.
3. Luani për veten e tij thotë se është “Kosovar-Shvabe” (“Kosovo-Schwabe” – Shvabe, banorët e një republike në federatën gjermane).
4. Mediet gjermane kur shkrujanë për boksierin kosovar i referohen si “Löwe”.
5. Krasniqi ka fituar medalje të bronztë olimpike, të argjendtë botërore e të artë evropiane.