[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

27 vjet nga vrasja e katër martirëve për liri dhe Republikën e Kosovës



Shkruan:Bejtullah Sokoli
27 janar,2017
Sot shënohet 27-vjetori i 27 janarit të vitit 1990,kur banorët e të gjitha moshave të fshatrave të Komunës së Rahovecit,organizuan demonstrata kundër dhunës dhe terrorit të regjimit të atëhershëm serboslav ndaj shqiptarëve të Kosovës.Me atë rast gjatë rrugëtimit të demonstruesve drejt qendrës komunale të Rahovecit,në fshatin Brestoc policia serbe kishte zënë pritën dhe vrau katër të rinj dhe plagosishumë të tjerë,vetëm e vetëm pse ata ishin shqiptarë,dhe me brohoritje e parulla kërkonin liri,barazi,demokraci dhe Republikën e Kosovës.Është barë zakon që në çdo 27 janar të përkujtohet kjo ngjarje dhe katër qytetarë të vrarë,por dorasit e këtyre të vrarëve dhe dhjetëra tjerëtë plagosur,ende nuk janë zbuluar,ndonëse kaluan 27 vite nga kjo ndodhi.
Pra,në janarin e ftohtë të 1999-ës,për shqiptarët në Kosovë,ndodhën aq shumë ngjarje,saqë ato do të mjaftonin edhe për një shekull të tërë.Sikur ishin mbledhur të gjitha të zezat e atij shekulli për të ndodhur në atë vit.Fatkeqësisht,viti pati nisur me vrasje të shqiptarëve kudo në Kosovë.U renditën tragjedi mbi tragjedi mbi popullin shqiptar.Edhe në Brestoc të Rahovecit,e shtunë e 27 janarit të vitit 1990,shënoi tragjedinë e paharruar gjithëshqiptare.Në Rahovec,si në gjithë Kosovën,populli kërkonte liri,barazi,demokraci dhe Republikën e Kosovës.Ato ditë të bujshme,dalja në rrugët e Kosovës ishte baraz me vdekje.Asaj dite të kobshme të janarit,nga Krusha e Madhe,diku në mëngjes,një grup djelmoshahsh dhe burrash ishin nisur për Rahovec,për të demonstruar kundër dhunës serbe ndaj shqiptarëve.Rrugës iu ishin bashkuar edhe të rinjtë e fshatrave Celinë,Nagac,Hoçë e Vogël,Krushë e Vogël,Randobravë,dhe Brestoc.Asaj kohe,atyre do t,u printe atdhetari dhe ideologu i lëvizjes kombëtare profesor Ukshin Hoti.
Masës prej qindra vetash iu kishin vajtur prapa njësia i policëve,të armatosur,por të hipur në vetura,të cilët nuk i kishin ngarë,por vetëm sa kishin ecur prapa tyre,dhe sa herë që kolona e domonstratave ishte zgjatur,ata kishin mbetur gjithnjë më prapa.Dhe,në fshatin Brestoc,tre kilometra larg Rahovecit,aty ku rruga fillon më ngadalë të gjarpëroj përpjetë për të arritur në qendrën komunale,i kishte zënë pritën një tog i policisë speciale,të prirë nga polici Mishko Bjellanoviq,me automjete të blinduara dhe me veshje speciale-pancir.Taktikisht,kjo njësi kishte zënë një pozitë më të volitshme,pra ishin në pozitën më të lartë se demonstruesit.Nga ajo pozitë e lartë i vërenin demonstruesit që brohoritnin liri dhe demokraci.Lartë ndodheshin edhe disa shtëpi në ndërtim e sipër,pas të cilëve mund të zinin pozita të mira në rast të eskalimit të situatës me demonstruesit ,por ishin të paarmatosur dhe ashtu duarthatë e gati këmbëzbathur,kishin kërkuar liri,barazi,demokraci dhe Republikën e Kosovës.Dhe,ende pa u ngjitur lart,nga gjysma e tatëpjetës,policia speciale,përmes megafonit u kishte bërtitur; “stoj!”(ndaluni).Demonstruesit nuk kishin dashur të kuptonin “Sto-jin”,kurse “Ndaluni” nuk e kishin dëgjuar.Por,kur masa kishte bërtitur deri në kupë të qiellit:”Liri “dhe “Demokraci”,është dëgjuar urdhëri “pali”(gjuaj).Polici Trajko,sipas dëshmitarëve,derisa gjuante kishte vënë maskën në fytyrë dhe ka zbrazur dhjetëra plumba në masën e domonstruesve e cila ishte larg tij dhjetë metra.Pas kësaj janë hedhur disa gazë lotësjellësa dhe policia është kthyer në Rahovec.
Qielli atë ditë janari nuk e kishte dalluar se tokën që e kishte mbuluar tymi i zi i gazit lotësjellës:ajri kishte gumzhitur me jehonën e krismave të pushkëve dhe automatikëve;fishkëllima e plumbave dhe zhurma e autoblindave e kishin shkaktuar zallahinë e cila kishte bërë që toka të mos e ndjente dhembjen nga rënia e çizmave barbare sllave.Asaj dite të kobshme janari nga plumbat e automatikëve të kriminelëve serboslav u vranë mizorisht katër martirë të demokracisë:Nesimi Elshani(1962),nga fshati Nagac,Halim Hoti(1961),nga Krusha e Madhe,Hilmi Krasniqi(1949) nga Hoça e Vogël,si dhe dhe Agim Fetahu((1966)nga Celina.Pos kësaj,nga plumbat dum-dum u plagosën rëndë dhe lehtë rreth 30 të rinj tjerë,disa prej të cilëve sot e asaj dite mbetën invalidë të përjetshëm,kurse shumë të plagosur vuajtën dënimet me burg.Të plagosurit u mjekuan nëpër shtëpi ashtu si mundën,kurse për obduksionin e katër të vrarëve nuk u dhanë kurrë të dhëna zyrtare.Thonë,ato shënime i rrëmbeu me dhunë shteti i atëhershëm policor serb.Për habi,në vend të keqardhjes dhe fjalëve ngushlluese,pasoi vlerësimi idiotik,cinik e ironik partiako-policor,me të cilin apriori të gjitha viktimat u shpallën armiq të shtetit serboslav.Çfarë ironie,o Zot!…
Sot e asaj dite nuk u zbuluan akterët dhe kriminelët,të cilët u vardisën si bisha ndaj këtyre demonstruesve,duke vrarë katër të rinj dinjitoz dhe të pambrotjur;sot nuk hapet dosja “B” për këtë krim dhe tragjedi.Me gënjeshtra dhe ushtrime të nduarduarta po i iket ndriçimit të kësaj tragjedie të cilën njerëzit e butë të kësaj ane të Dukagjinit e paguan me gjak,me jetë e me lot…!Deri më sot ishin të kota ankesat,protestat,kallëximet penaletë familjarëve të të vrarëve në organet më të larta të ish-shtetit jugosllav,i cili udhëhiqte politikë antishqiptare,sikur nuk dinte se çfarë krimesh po bëhen ndaj popullit të pambrojtur shqiptar.
Ndërsa,në 2-vjetorin e vrasjes së këtyre katër martirëve,ideologu i lëvijes kombëtare,Ukshin Hoti,në revistën letrare “Fjala” të 5 janarit 1992,do të shkruante:”Këta katër martirë në fshatin Brectoc të Komunës së Rahovecit e dhanë jetën për të fituar atë.Nuk kishin dëgjuar për Bapunë(Ati I kombit indian,Mahatma Gandi v.j),por njësoj e kishin kërkuar lirinë dhe demokracinë dhe e kishin gjakuar Republikën.Njësoj kishin mbetur të pavdekshëm”.Në vijim Hoti ka cituar thënien e Mahatma Gandit,udhëheqësit politik dhe ideologut të Indisë,I cili ishte kundër dhunës dhe diskriminimit në Afrikën e Jugut dhe në Indi se :”E kishte dëgjuar zërin e brendshëm të shpirtit të tyre që urdhëronte:-“BËJE OSE VDIS,PËR TA VDEKUR VDEKJEN!”,jehona kishte vajtur kudo nëpër Kosovë.
Lavdi e përjetshme këtyre trimave,dëshmorëve e heronjve kombëtarë dhe dëshmorë e heronjve tjerë kombëtarë të cilët nuk kursyen jetën e tyre edhe gjatë luftës në Kosovë,të cilët iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,për dëbimiin e armikut serboslav nga trojet tona dhe Kosova Republikë sot të frymojë lirshëm.

pllaka perkujtimore
Në foto:Pllaka përkujtimore e katër martirëve të vrarë për lirinë e Kosovës në Brestoc të Rahovcit.bs