[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

258 raste aktive me COVID-19 në Gjilan, 63 pacientë të hospitalizuar



 

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Me këtë rast, nënkryetari i komunës, Arbër Ismajli, bëri të ditur se 63 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim.

Ai ka apeluar te qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, të vendosin maskën dhe të mbajnë distancën.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 13805 mostra, 3951 kanë rezultuar pozitivë, 3646 janë shëruar, 112 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 258 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 63 persona dhe 212 mostra në pritje për rezultat./Botapress/