• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

21 premtimet që nuk gjetën zbatim nga Shpend Ahmeti

nga Bota Press
17 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Nga gjithsej 81 premtime të dhëna nga kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, 21 nga to nuk kanë filluar që të zbatohen prej se ka marrë mandatin që nga viti 2017.

Sipas Institutit GAP, në mesin e premtimeve të pafilluara nga kryetari Ahmeti janë funksionalizimi i Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës, riciklimi i mbeturinave, ndërtimi i një stacioni të ri të autobusëve dhe vazhdimi i mësimit gjithë-ditor në disa shkolla të Prishtinës.

Duke iu referuar të dhënave të këtij instituti, të përditësuara përpara dy muajsh, në fushën e administratës Ahmeti ka përmbushur 6 nga 7 premtimet e dhëna përgjatë fushatës elektorale të vitit 2016. Një nga premtimet që nuk ia ka filluar fare përgjatë mandatit të Ahmetit është “Ofrimi i kartelës se komunës për qytetarët “Prishtina Card” për pagesa në shëndetësi, administratë dhe “Prishtina parking””.

Tek fusha e arsimit në Prishtinë, Ahmeti nuk ia ka nisur zbatimit të projektit për mësimin gjithë-ditor në disa nga shkollat e Prishtinës, të cilën e pati premtuar përgjatë fushatës elektorale të 2017’ës.Në rrafshin e ekonomisë, premtimin e vetëm që e pati dhënë për formimin e Odës Ekonomike të bizneseve të Prishtinës nuk e pati filluar përgjatë këtyre 4 viteve mandat si kryetar i Prishtinës.

Ndërkaq, në aspektin infrastrukturor, kryetari aktual i Prishtinës nuk ia ka filluar pesë nga 21 premtimeve të dhëna.

Në rrafshin e Kulturës, Ahmeti nuk ka filluar punët për funksionalizimin e Galerisë së Prishtinës, sikurse ishte premtuar nga ai.

Ndërkaq, tek shërbimet publike, nga 23 premtimet e dhëna, 9 nga to përgjatë periudhës së Ahmetit nuk janë jetësuar, e as nuk është ndarë buxhet për to. Në këto premtime të papërmbushura përfshihen riciklimi i mbeturinave, stacioni i ri i autobusëve dhe ndalimi i qarkullimit të automjeteve në parkun e Gërmisë.

Në premtimet urbanistike kryetari që qeverisi kryeqytetin për tetë vite nuk ia filloi master planit për ndërlidhjen e rajonit të Gollakut dhe Orllanit, për të cilën tha se do shfrytëzohej për qëllime turistike.

Një nga sfidat kryesore me cilën do të përballet kryetari i ardhshëm i kryeqytetit do të jetë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, së cilit nuk iu është caktuar lokacioni e as nuk kanë filluar punimet për të. /Gazeta Botapress.info/

Tags: Shpend AHmeti

Të ngjashme

Aktuale

Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

E rëndë: Gjendet pa shenja jete brenda furgonit një 53-vjeçar në Mitrovicë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Burri nga Skënderaj vdes pasi u godit nga rrufeja

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Aktuale

Vazhdon punësimi i familjarëve në Qeverinë Kurti, burri i Albulena Haxhiut emërohet këshilltar i Krasniqit

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • 61 studentë ndërkombëtarë vizitojnë Kullën dhe varret e familjes Jashari
  • Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan për shkak të rrëshqitjes së dheut
  • ​Zjarr i madh në Spanjë, tetë fshatra dhe 1500 njerëz të evakuuar
  • Publikohet fotografia e burrit që u godit për vdekje nga rrufeja në Skënderaj
  • Ish-zëvendësministri ‘godet’ Kurtin: Tetova po hapet fabrikë për vetura elektrike kurse Kosova pret hapjen e një supermarketi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.