[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

2017-a nis me shpërthim tritoli në Tiranë



Orët e para të mëngjesit të ditës së parë të vitit të ri kanë nisur me një shpërthim tritoli në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 03:40 të 1 janarit 2017 në rrugën “Demokracia” në Bathore ka ndodhur një shpërthim në lokalin e shtetasit Sh. D.

Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë  plasëse eksplozive.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre.