• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

20 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgjet serbe, kjo është deklarata e parë në liri

nga Bota Press
7 Dhjetor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, 20 vjet më parë do të lirohej nga burgjet serbe, ku po mbahej për më shumë se dy vjet. Ai kishte hyrë në Kosovën e lirë pas orës 21:00.

Të gjitha mediat kishin shkuar drejt Merdarit për të dëgjuar se çka do të thoshte Albin Kurti, që deri atëherë njihej veç si student anglishtfolës i mirë, që u aktivizua në zyrën e UÇK-së, e cila udhëhiqej nga Adem Demaçi.

Me të hyrë në Kosovën e lirë tashmë, Kurti do t’u drejtohej mediave me këtë fjalim, ku thoshte se fokusi duhej të ishte te mënyra sesi ishte liruar dhe jo te lirimi i tij dhe se nuk e dëshironte një lirim të tillë si i vetëm, por me të burgosur të tjerë. Ai më tutje pati thënë në fund se i mungojnë më shumë shokët në burg sesa familja.

“Ka ngjarë ajo që më së paku kam dëshiruar që të ngjajë, jam liruar i vetëm, jam liruar vetëm unë, individualisht unë. Shokët e mi vazhdojnë të mbahen si pengje nëpër burgjet e Serbisë. Shumica dërrmuese e tyre janë me shëndet të rrënuar ose të plagosur, ose të dyja këto.

Mirëpo, megjithëkëtë kësaj, ata vazhdojnë të qëndrojnë të fortë moralisht dhe psikikisht. Unë nuk kam kërkuar asnjëherë që të më amnistojnë ose që të më falin.

Unë kam kërkuar vetëm drejtësi dhe atë drejtësinë e popullit tim edhe drejtësi ndërkombëtare, sepse drejtësia dhe e vërteta në të ashtuquajtura Serbi dhe Jugosllavi kanë qenë dhe edhe më tutje janë e kundërta e kuptimit të tyre.

Ju nuk duhet të fokusoheni në lirimin tim, por duhet të fokusoheni në mënyrën e këtij lirimi, në mënyrën e këtij lirimi dhe në pasojat e këtij lirimi. Regjimi pseudodemokratik i Beogradit lirinë time e ka përdorur si mjet për t’ua zgjatur robërinë shokëve të tjerë, që vazhdojnë të mbahen atje në burgje.

Në këto momente mua më shumë më mungojnë ata sesa familja ime”, pati thënë Kurti../Botapress.info/.

Tags: Albin KurtiBurgNISH

Të ngjashme

Lajme

Era Istrefi “ia vë flakën” Tik Tok-ut me pamje nga pishina (Video)

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Kuriozitete

Përse është seksi më i miri pas një zënke?

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Kosovë

Kamishi tregon kush i bëri presion Duda Baljes për çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti

nga Bota Press
25 Maj, 2022
Botë

Fëmijët u bllokuan në klasë e më pas u qëlluan për vdekje nga 18-vjeçari në Teksas

nga Bota Press
25 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Era Istrefi “ia vë flakën” Tik Tok-ut me pamje nga pishina (Video)
  • Përse është seksi më i miri pas një zënke?
  • Flet shqiptari nga Kosova, dëshmitar i tragjedisë në Teksas
  • Kamishi tregon kush i bëri presion Duda Baljes për çështjen e tërheqjes së parave nga Trusti
  • Fëmijët u bllokuan në klasë e më pas u qëlluan për vdekje nga 18-vjeçari në Teksas

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.