2 vjeçari me paralizë cerebrale shijon për herë të parë detin – ja reagimi tij

Një djalë dy vjeçar me paralizë cerebrale ka mundur të hyjë në det për herë të parë falë një karrige me rrota të specializuar. Pamjet emocionuese tregojnë vogëlushin Joey Leathwood, nga Sheffield, duke qeshur teksa po shikonte valët e detit.

Ai zakonisht nuk pëlqen që të shkojë në bred të detit për shkak të problemeve shëndetësore megjithëse e do ujin. Por tani, falë një karrigeje me rrota, rezistente ndaj ujit, të marrë me qira atyre falas nga një organizatë bamirëse lokale, ai ka shijuar detin.

VIDEO

Nëna e Joey-t, Helen, e cila kujdeset për të, tha: “Ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë për veten e tij dhe ka probleme masive shqisore. Atij nuk i pëlqejnë disa gjëra si bëri, rëra, bora dhe gjërat me gëzof kështu që ne zakonisht e shmangim plazhin pasi sëmuret.

Meqë ai nuk është në gjendje të ulet, është e pamundur të luaj me fëmijët e mi të tjerë derisa ne morëm karrigen me rrota të plazhit Hippocampe nga BeachAbility.” /Botapress.info/

ngjashme