Një 19-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës pasi rreth orës 15:30 të ditës së sotme ka qëlluar me armë në ajër.
Policia është njoftuar në numrin 112 nga qytetarë që kanë dëgjuar të shtënat në rrugën “Coca Cola” në Nishtullë 3, periferi të Tiranës.
Nga kontrolli në zonë policia gjeti dy gëzhoja model 56, ndërsa më tej u identifikua dhe arrestua personi që qëlloi. Ai është Stivi Haka 19 vjeç me banim në Tiranë, ndërsa automatiku me të cilin ai qëlloi në ajër rezulton të jetë pa leje.
Arma automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë u gjetën në banesën e të riut.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Ai akuzohet për veprat penale “Prishje rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”