[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

17 të vdekur dhe 683 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri



Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 17 viktima dhe 683 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2708 testime.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se janë kryer 612 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20.275 vaksinime.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 292 raste në Tiranë, 35 raste në Elbasan, 26 raste në Kuçovë, 25 raste në Lushnje, Gjirokastër, 20 raste në Kavajë, 18 raste në Berat, Sarandë, 16 raste në Shkodër, Vlorë, Pogradec, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Mallakastër etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 697 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75.887 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 646 pacientë, 40 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 53-85 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 113.580 raste, prej tyre 75.887 janë shëruar, 35.737 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.956 pacientë.