Regjistrohen 51 raste të reja me Covid-19, nga 4.060 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.Kanë ndërruar jetë 16 pacientë, ndërsa janë shëruar 84 persona.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 773.531 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 155.028, numri i të shëruarve është 146.800, i të vdekurve është 5.296, kurse numri i rasteve aktive arrin në 2.932.