• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

15-vjeçarja nga Malisheva thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një burrë që 1 vjet, i premtoi se e merr për grua

nga Bota Press
6 Qershor, 2023
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

 

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e shpesh të dyshuar, janë persona të njohur të tyre të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur që një periudhë të caktuar në Malishevë është arrestuar një 24-vjeçar, i cili dyshohet për dhunimin e një vajzë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për A.Th, i cili ka përfunduar në prangat e Policisë, nën dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale që më shumë se një vjet me vajzën e mitur.

Sinjali mëson se gjithçka u zbulua pasi viktima, e moshës 15-vjeçare vendosi ta denoncojë të dyshuarin, për sulmin ndaj saj, që dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh. Në deklaratën e dhënë në Polici, vajza zbuloi detaje tronditëse, se si ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin që nga mosha 14-vjeçare.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari që nga fillimi ka qenë në dijeni për moshën e viktimës, por me të njëjtën ka vazhduar lidhjen e dashurisë, duke i premtuar vajzës se do të martohet me të.

Por gjithçka mes tyre ndryshoi, pasi ai dyshohet se nisi të ushtrojë dhunë mbi vajzën. Viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, rast ky që e shtyi ta njoftojë Policinë për krejt çka ka ndodhur mes tyre.

 

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast është intervistuar edhe i dyshuari, i cili ka dhënë dëshminë e tij dhe e ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij të mitur.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhunimi” dhe “Sulmi”.

 

Tags: dhunaMalishevapolicia

Të ngjashme

Lajme

Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Lajme

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Lajme

Sadri Ramabaja gjen kohë ti bëjë ca pyetje Gabriel Escobarit

nga Bota Press
21 Shtator, 2023
Lajme

Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit

nga Bota Press
21 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Kryetari i Gjilanit poston foto të një stadiumi modern dhe ironizon me projektin e Suharekës për stadiumin e ri
  • A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët
  • Sadri Ramabaja gjen kohë ti bëjë ca pyetje Gabriel Escobarit
  • Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit
  • Kodi Civil dhe IVF/ Mushkolaj i reagon Rrahmanit: Çfarë gardiani jeni ju për me mbrojt familjen?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.