[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

15 vjeçari fluturon me makinë dhe futet brenda rrethojave të një shtëpie (VIDEO)



Familjes së Zejunllah Zeqirit në mëngjesin e së martës, në rrugë “Muharrem Fejza” në Prishtinë brenda rrethojave iu fut një makinë.

Vetura e tipit Audi, nga shpejtësia e madhe nuk mundi të ndalet dhe u fut në oborr, njofton Klan Kosova.

Veturën po e ngiste një djalë 15 vjeçar.

Krejt ngjarja ka ndodhur rreth orës tetë të mëngjesit, e  që nga fjalët e dëshmitarëve dhe policisë vetura kishte fluturuar.

Vozitësi u lënda gjatë përplasjes së veturës, ndërsa në oborrin e familjes Zeqiri kishte vetëm dëme  materiale.