[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

15 futbollistë me rrënjë shqiptare në superligën zvicerane



Bazuar në statistikat e klubeve edhe në këtë Kampionat për ekipet më të mira të Zvicrës, me gjasa të mëdha për të luajtur në njëmbëdhjetëshin e parë janë pesëmbëdhjetë futbollistë me origjinë shqiptare

Pas një pushimi prej gati dy muajsh sot dhe nesër dhjetë skuadrat më të mira të Raiffeisen Super League të Zvicrës, nisin  edicionin pranveror të Kampionatit të 36-të në futboll.

taulant xhaka

Taulant Xhaka

FC Basel 1893 kampion i shumëfishtë i këtij vendi edhe këtë vit ka gjasa reale që të përsërisë sukseset e  shënuara të viteve të më hershme. Aktualisht kjo skuadër me nam ka arritur  të krijojë 12 pikë epërsi ndaj  skuadrës së plasuar në vendin e dytë BSC Young Boys.

Në dhjetë vjetët e fundit jemi mësuar që në radhët e FC Basel 1893 të shohim të paktën  tre-katër futbollistë me origjinë shqiptare. Kësaj radhe ka të ngjarë të jetë më ndryshe sepse në njëmbëdhjetëshin e kësaj skuadre si duket nga shqiptaro-zviceranët do të jetë i aktivizuar  vetëm Taulant Xhaka.

Taulant Seferi ok

Taulant Seferi

BSC Young Boys i Bernës, do të bëjë përpjekje  maksimale që kampionatin ta përfundojë si nënkampion. Shpresojmë që  pas sanimit të një lëndimi të gjatë dhe serioz  dijet e  tij para simpatizuesve të shumtë të BSC Young Boys, është koha që t’i  tregojë edhe  i riu mjaft perspektiv nga Kumanova e Maqedonisë, Taulant Seferi.

FC Sion edhe pse gjatë këtij  mini- afati kalimtar ka mbetur pa dhjetë futbollistë cilësorë prapë ka potencial të mjaftueshëm  për të luftuar për një nga vendet që çojnë në Ligat  e Kampionatit evropian.

Skuadra e Luzern-it e gjendur në vendin e katërt me gjithsej 29 pikë të arkëtuara  do të ishte tejet e kënaqur  sikur  fundi i kampionatit ta gjente në këtë pozitë.

Me gjithë paralajmërimet se mesfushori shqiptar i kësaj ekipe Jahmir Hyka, do të kalojë  përtej Atlantikut,  tani për tani nuk ka asgjë konkrete. Sipas të gjitha gjasave Hyka, do të mbetet tek FC Luzern, së paku deri në përfundim të  këtij sezoni..

Hykaj

Jahmir Hyka

hekuran kryeziu

Hekuran Kryeziu

Lojtari tjetër me origjinë shqiptare në këtë skuadër Hekuran Kryeziu, i  aktivizuar në 15 ndeshje duhet të punojë  më me shumë seriozitet, në mënyrë që t’i krijojë vetes vend në ekipin e parë, ngase konkurrencën në pozitën që ai luan e ka shtuar dukshëm  ardhja e Qëndrim Kamberajt, nga ekipi i juniorëve.  Njohësit e futbollit  Kamberajn 18 vjeçar e vlerësojnë si  një talent  të rrallë.

FC Grasshopper po vërehet  se sivjet nuk është as hija e atij të  dikurshmit.

Kjo skuadër e Cyrihut në të kaluarën ka dhënë shumë futbollistë cilësorë dhe çdoherë ua ka prishur llogaritë ekipeve të konsideruara si favorite. Qëkur nga ky ekip janë larguar  sulmuesit e shkathtë dhe energjik Shani Tarashaj dhe Florian Kamberaj,  reparti i sulmit ka shënuar rënie të ndjeshme.

Mirëpo trajneri  i FC Grasshopper,  Pierluigi Tami, si njëri nga strategët më të mirë të futbollit në  Zvicër, do të  arrijë që me tri-katër përtëritjet  e reja ta stabilizojë skuadrën duke e ngjitur në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.

Der Grasshopper Alban Pnishi, links, gegen den Luzerner Tomislav Puljic, rechts, beim Fussball Meisterschaftsspiel der Super League zwischen dem Grasshopper Club Zuerich und dem FC Luzern am Samstag, 17. Oktober 2015, im Stadion Letzigrund in Zuerich. (KEYSTONE/Walter Bieri)

Alban Pnishi

nedim bajrami

Nedim Bajrami

Përveç  mbrojtësit Alban Pnishi dhe sulmuesit Mërgim Brahimi, që të shumtën e herëve janë titullarë në FC Grasshopper, gjasa për të qenë me më të mirët e kësaj   skuadre kanë edhe kadetët  me prejardhje shqiptare Nedim Bajrami, Arjan Qollaku dhe Granit Haliti,  të formuar brenda këtij klubi  të  njohur.

FC ST. Gallen me vetëm pesë pikë më tepër se  i fundit FC Vaduz, nuk mund ta ndjejë veten  edhe aq  rehat, kur dihet se nga radhët e tij  këto ditë janë larguar pesë-gjashtë futbollistë.

Në mesin e të larguarve është  edhe sulmuesi  Albert Bunjaku, i cili ka kaluar  në skuadrën FC. Erzgebirge Aue, anëtare e  Bundesligës së Dytë gjermane.

Albian Ajeti, KEYSTONE

Albian Ajeti

Suksesi  i FC St. Gallen  gjatë këtij stinori do të varet shumë nga  disponimi për lojë i sulmuesit  Albian Ajeti, i cili gjatë vjeshtës tregoi formë të shkëlqyer.

Ai  deri me tani ka shënuar pesë gola,  dhe si takim i paharruar për te do t’i mbetet ai ndërmjet FC St. Gallen –FC Sion 2:1 .

Në minutat shtesë të lojës Ajeti  pati përmbysur rezultatin  me shënim të dyfishtë  duke i sjellë skuadrës së tij tre pikë të çmuara.

FC Lugano  si  skuadër  e vetme e  Zvicrës, italiane në këtë rang garash gjithçka do të orientojë në luftë për mbijetesë. Zaten kjo edhe ka bërë që  në krye të ekipit të angazhohet trajneri Paolo Tramezzani , ish ndihmës  selektori në kombëtaren e Shqipërisë.

sadiku-lugano

Armando Sadiku

Shpresat e kësaj ekipe për mbetje në këtë Ligë,  shtohen edhe më tepër kur dihet se gjatë këtyre ditëve  në FC Lugano, ka kaluar edhe reprezentuesi i spikatur i Shqipërisë, Armando Sadiku,.

Sadiku i ambientuar me atmosferën e krijuar nga tiçinezët  tek FC Lugano, është huazuar nga FC. Zurich  vetëm për gjashtë muaj.

Në FC Lugano Sadiku do të ketë mundësi që të krijojë tandem të rrezikshëm me bashkombësin e tij Ezgjan Alioski .

Falë lojës së bukur të Alioskit , dhe shënimit të nëntë golave nga ana e tij FC Lugano, ka ruajtur shpresat për të vazhduar shoqërimin me dhjetë ekipet  elitare  të Zvicrës.

(KEYSTONE/Walter Bieri)

Ezgjan Alioski

Nëse Ezgjan Alioski  ruan formën  e deritashme  jemi të sigurt se me të përfunduar kampionati zviceran, ai do të marrë oferta të shumta nga klube të njohura të Spanjës, Anglisë,Gjermanisë dhe Italisë.

Për tri skuadrat e renditura në pjesën e poshtme të tabelës nuk mund të prognozohet diçka  konkrete dhe e saktë.  Sheshazi vërehet  që FC. Vaduz, FC. Lausanne dhe FC. Thun, janë me  cilësi të përafërta.

Albion Ajeti

Albion Ajeti

Andaj, këto tri ekipe duhet të tregohen të vëmendshme  në çdo përballje me kundërshtarët e tyre të radhës ,sepse çdo dështim mund t’u sjellë  të papritura.

Duhet  përkujtuar  lexuesve tanë të nderuar se tek FC Lausanne në pozitën e mbrojtësit  të djathtë luan Benjamin Kollolli, njëherësh ai këtë pozitë e ushtron edhe në përfaqësuesen e Kosovës.

Në anën tjetër Albion Avdiaj, po ashtu i natyralizuar në Zvicër po hyn në vitin e dytë të qëndrimit të tij  tek FC Vaduz, i Principatës së Lihtenshtajnit .

Avdijaj 23 vjeç gjatë sezonit vjeshtor ka qenë i angazhuar në radhët e FC Vaduz vetëm pesë herë.

A ka qenë jashtë formës së duhur apo ka pësuar ndonjë lëndim nuk dimë.

Prandaj derisa nuk  kemi mundur të kontaktojmë drejtpërsëdrejti  me këtë lojtar çfarëdo që të thuhet më tepër rreth tij  konsiderohet si  spekulim.

Bazuar në statistikat e ofruara nga autoritetet zyrtare të klubeve të cituara  edhe në këtë Kampionat për ekipet më të mira të Zvicrës, me gjasa të mëdha për të luajtur në njëmbëdhjetëshin e parë  janë edhe pesëmbëdhjetë futbollistë me origjinë shqiptare.

Ky fakt na bën që me këta të rinj  të ndihemi  të lumtur dhe krenarë të gjithë !

E, pa asnjë mëdyshje dihet që  Zvicra ,është më e merituara për aftësimin e këtyre talenteve, që në një të ardhme me të drejtë mund të llogariten edhe  si zëvendësim i denjë i Xherdan  Shaqirit , Granit Xhakës, Blerim Xhemailit, Admir Mehmedit , Valon Behramit etj./albinfo.ch