[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

14-vjeçarja, vajza që fluturon më shpejt



14-vjeçarja u kurorëzua si ‘pilotja më e shpejtë në botë’ në Wind Games, një nga konkurset më të mëdha të sportit. Konkursi u bë në Katalonia, Spanjë dhe në të morën pjesë rreth 200 vetë, ku Kyra ishte më e vogla e ndër të paktat femra që konkuronin.

Ata futen në një tunel që ka erë dhe bëjnë ushtrime akrobatike.

Ti duhet të përdorësh të gjithë muskujt për këtë sport. Edhe ato që nuk e dije se ekzistonin, do të të fillojnë të dhembin. Edhe kyçet do të fillojnë të dhembin,” – tha ajo për BBC.

Kyra u bë pjesë e këtij sporti kur ishte 9 vjec, kur mamaja e saj u punësua për të bërë reklama për fluturimet me parashutë. Ata dëshironin një fëmijë në reklamë dhe unë pranova ta bëja sepse doja të fluturoja.

Kur e provova për herë të parë, isha shumë e shqetësuar. Ndërsa tani, ka raste që harroj se jam duke fluturuar. Ndonjëherë, era është aq e shpejtë sa duket sikur dikush po më mban lart,” – tregoi 14-vjeçarja.

Kjo është hera e parë që ajo konkuron kundër të rriturve në shkallë kaq të gjerë, dhe fakti që është e lehtë në peshë nuk i dha avantazh.

Shumë njerëz mendojnë se duke qenë e lehtë, je më e shpejtë. Unë nuk mendoj kështu. Kur je e vogël, ke më pak pjesë të trupit në sipërfaqe, ndërsa kur je shtatlartë mund të kesh më shumë forcë,” – tha Kyra.