[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

13 pacientë në Pejë në gjendje të rëndë me Covid-19



Botapress 2 Shtator – Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 50 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 192 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe 15 nga këta pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore ngase një lindje ka qenë binjake.

190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,807 analiza, ndërsa janë kryer 5 Operacione.