[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

12 vjeçarja shqiptare ka një thirrje për të gjithë ne ” Mos më lini të vdes”



“MOS MË LINI TË VDES !!”

Këtë na thotë e vogla 12 vjeçare Rea Goxhari nga Tepelena, e cila është duke luftuar çdo ditë betejën me vdekjen. Rea vuan nga një sëmundje e rrallë Diagnoza Carcinoma renale me qeliza te mirdiferencuara. Asaj i duhet të buzëqeshë dhe të gjejë forcën të mbaj frymën, për nënën e saj, për vëllain dhe gjithë ata që i ndjen në çdo rrahje të dobësuar të zemrës së saj.

Po ja del…por jo për shumë kohë! Ajo ka shtrirë dorën drejt nesh si një thirrje që në vesh na kumbon të gjithëve “Mos më lini të vdes!”.

Nëna e saj Enkelejda, mbytur mes lotësh, gjen buzëqeshjen për t’i dhënë kurajë Reas. Për t’i thënë se akoma ka humanitet, dhe të gjithë do të mundohen për ta ndihmuar. Dhe Rea beson.

I vetmi specialist qe ka dal per kete semundje te rralle eshte italian dhe quhet Xhulio Andrea.

Mamaja e vajzes tregon se kur i ka derguar kuren e pare ne spitalin e traumes por i kishin hequr adresen dhe kontaktet me mjekun dhe e kishte te pamundur kontaktin me te.

Ajo beson se ne do të jemi aty për të ! Do të japim atë pak kontribut që nuk do të na i dobësonte xhepat aq sa do të forconte shpresën se jeta për Rean do të vazhdojë edhe më e bukur , edhe më e drejtë !
Beteja më e frikshme është kur me vdekjen lufton një fëmijë !

Dikush që akoma nuk është shkëputur nga ëndërrat e bukura që ka ndërtuar për jetën. Dikush që ka nevojë për një dorë të fortë, për të ecur e guximshme drejt rrugës së operacionit. Ajo dorë le të jemi NE!
UNË !
TI !

Le të solidarizohemi dhe të kontrubojmë sëbashku për jetën e vogëlushes, në nr e llogarisë bankare të nënës së saj

Enkelejda Hajro – Raiffeisen Euro 0011263116.

Lek 0001263116