1 mijë e 300 euro meditje për Muharremajn, këto janë shpenzimet e Komunës së Suharekës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë 1 mijë e 300 euro mëditje. Ndërsa, për udhëtime me veturën zyrtare ka shpenzuar mbi 2 mijë e 200 euro për derivate. Gazeta ka siguruar faturat e shpenzimeve në bazë të kërkesës për qasje në dokumente publike.

Suhareka drejtohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përgjatë periudhës janar-shtator 2022, kryetari Muharremaj dhe zyrtari i komunës Driton Berisha, kanë marrë 1 mijë e 453 euro meditje.

 

Zyra e kryetarit Muharremaj ka hargjuar 623 euro për 6 dreka. Këto shpenzime janë bërë nga muaji janar deri në fund të shtatorit të këtij viti.

Për udhëtime me veturën zyrtare, gjatë periudhës së njejtë janë shpenzuar 2 mijë e 236 euro.

Në të dhënat e dërguara, nuk dihet qartë se a i ka bërë vetëm kryetari këto shpenzime apo përfshihet edhe zyrtar të tjerë.

Në zgjedhjet e tetorit 2021, Bali Muharremaj ka fituar edhe një mandat në krye të kësaj komune.

Muharremaj ka fituar me 52.28 % të votave, i dyti ishte Ardian Shala i LDK-së me 29.51 % të votave të numëruara, ndërsa i treti Salih Zyba me 9.42 % të votave./Botapress.info’/

ngjashme