Botapress 12 Korrik – Që nga e shtuna e deri sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 823 pacientë prej të cilëve 428 kanë qenë me simptoma të njëjta, e të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Gjatë së hënës është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë në këtë institucion primar shëndetësor.
Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, thotë se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.Ai deklaroi se gjatë ditës së sotme është vërejtur një rënie e fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, por që tha se sot numri më i madh i atyre që kanë kërkuar shërbime mjekësore kanë qenë fëmijët, por që sipas tij gjendja e tyre është stabile.