Artisti dhe shkrimtari Ҫun Lajҫi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar me një pyetje kryeministrit Albin Kurti.
Tutje ai shkruan se ‘kuadrot e tilla si Elez Blakaj i duhen qeverisë sate e popullit tim, ma shumë se popullit amerikan’.
Postimi i plotë:
Albush, ku mbet Elez Blakaj?
Sot po t’përkëdheli me sherri, edhe pse s’ke nevojë për krumjet e mia, e levdat “n’rabush”, por kishin pasë thanë do t’mençem përpara meje, kur t’bjen mirë edhe thiut thuej dajë e krueja shpinën! As njena nga këto s’janë për ty, dhe mos me keqkupto, por i mora sa për me ngjye kafshatën e parë n’fjalën tande t’hershme, (mbase edhe t’fundit), për nji njeri t’mirë, t’mos them t’madh! Jo, të mëdhejve s’u ka mbetë vend n’dër neve t’vegjëlve që stërmadhohemi me vepra boçash kallamoqi!
Atyne u kanë mbetë strehimet n’sqetullat e Amerikës!S’po zgjatem shumë, se njerëzit vetëm fotografi kanë durim me shikua, por jo edhe me lexua për hallet e dietarve guximtarë!
M’kujtohet t’keshë thanë se me ardhjen e VV-së n’pushet do ta kthejmë n’vendin e tij t’punës! Nuk e kthyet të punëdhanësi i tij-Lumezi, edhe pse ai vazhdon ta mbaj postin e njejt!
Pse? Ku hasi n’gozhdë premtimi? A po, ndoshta ende asht heret për kthimin e tij! T’përkëdhela me sherri Albush, e pa keqdashje t’krahasova me thanjen e popullit, por deshta me t’thanë, se kuadrot e tilla si Elez Blakaj i duhen qeverisë sate e popullit tim, ma shumë se popullit amerikan, e asht mëkat mu strehua nëpër botë tue ikë prej Pronto mafisë që e kanë rrjepë t’shkretën Kosovë!
08 nandor 2021