[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

​Salih Mustafa del sot para Speciales



Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali.

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, konferenca e Mustafës pritet të mbahet në ora 11:00.Ndërsa, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet.

Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale./Botapress/