[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

​Gecaj Daçiqit: Shqiptarët s’janë të interesuar të ndjekin rrugën e luftës, krimeve e masakrave



 

Zëvendësministri i Pushetit Lokal Bajram Gecaj i është kundërpërgjigjur ministrit serb Ivica Dacic i cili tha se “shqiptarët nuk janë aq të guximshëm sa të flasin për Shqipërinë e madhe”.

Sipas Gecajt, nëse me guxim ai nënkupton luftë me fqinjët atëherë sipas tij, shqiptarët nuk janë të interesuar të ndjekin rrugën e luftës, krimeve e masakrave.

 

Gecaj thotë se rruga e vetme për “Serbinë evropiane” do të jetë njohja sa më parë e këtij realiteti si dhe bashkëjetesa e bashkëpunimi konstruktiv ndër-fqinjësor.

 

 

 

Postimi i tij i plotë:

 

Ivica Daçiq: Shqiptarët nuk janë aq të guximshëm sa të flasin për Shqipërinë e madhe…

 

Nëse me guxim nënkuptoni luftë me popujt fqinjë z. Daçiq, atëherë po, shqiptarët nuk janë të interesuar as të vullnetshëm të ndjekin rrugën e luftës, krimeve e masakrave deri në kufijtë e gjenocidit, ashtu siç bëri Serbia në luftërat e fundit dhe jo vetëm. Shqiptarët, ashtu siç edhe kanë deklaruar politikanët tonë të përgjegjshëm, do të bashkohen në familjen evropiane, atje ku do të jenë një element i fuqishëm, i pashmangshëm dhe shumë i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale. Rruga e vetme për “Serbinë evropiane” do të jetë njohja sa më parë e këtij realiteti si dhe bashkëjetesa e bashkëpunimi konstruktiv ndër-fqinjësor.