• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

​Aliu për projektet ujore: Asnjëri prej projekteve të shqyrtuara s’kanë pasur leje

nga Bota Press
24 Nëntor, 2021
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Projektet kapitale në fushën e ujërave u bënë me një vlerësim ad hoc duke mos ndjekur një proces të vlerësimit profesional e të prioritetizimit të vlerësimit të kostove të përfitimeve dhe fezibilitetit të tyre.

Shpeshherë inicimi i këtyre projekteve është bërë edhe nga stafi politik i kabinetit të ish- Ministri të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e pa pasur dokumente projektuese. Kështu tha ministri i MMPHI, Liburn Aliu derisa prezantoi raportin grupit punues për shqyrtimin e projekteve kapitale të zbatuara në fushën e ujërave.

Ministri Aliu në një konferencë për medie theksoi se këto çështje do t’i ngrisin si alarm dhe do të marrin masa korrekte drejt përmirësimit të proceseve që lidhen me fushën e projekteve jo vetëm të ujërave.

“Për më tepër shpeshherë inicimi i projekteve është bërë nga stafi politik i kabinetit të ministrit pa pasur dokument projektues për zbatimin e projektit që do të duhet të jetë parakusht për inicimin e procedurave të prokurimit[…]Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka paguar shuma të larta të parave për projekte që nuk janë i nënshtruar vlerësimit profesional. Pranimi i këtyre projekteve është bërë nga një komision prej tre anëtarësh e të cilët nuk kanë verifikuar fare as përmbajtjen e projektit, e as cilësinë por kanë pranuar vetëm pranimin e kopjeve fizike dhe elektronike të dokumentacionit projektues. Asnjëri prej projekteve të shqyrtuara nuk ka pasur leje të ndërtimit, leje ujore e as leje mjedisore. Pra, bëhet fjalë për projekte të investimeve kapitale që i ka investu Qeveria e Kosovës. Mos zbatimi i procesit të aplikimit për marrjen e lejes së ndërtimit ka pas si sikuencës mos shqyrtimin e dokumentacionit projektues nga autoriteti. Pra, me vetë faktin që nuk është aplikuar fare për leje, hartimi i këtyre projekteve nuk ka mundur të vlerësohet nga askush”, tha ai.

Aliu tregon në këto projekte ka munguar edhe kontrolli i cilësisë së projektimit dhe zbatimit të këtyre projekteve.

Ai tha se kjo do të shërbejë si një dritë e sensibilizimit që të bëhen analiza edhe në projekte të infrastrukturës.

“Detyrë e jona është se kur e shohim këtë gjendje ta ngrisim në nivel shumë të lartë gjendjen e alarmit dhe të marrim masa konkrete drejt përmirësimit të proceseve që lidhen me fushën e projekteve jo vetëm të ujërave por edhe projekteve të tjera. Kjo mbase na jep dritë të sensibilizimit që të bëjmë analiza të tilla të projekteve tjera të infrastrukturës dhe ne do të themelojmë edhe grup tjetër punues dhe do të merremi edhe me projekte të infrastrukturës dhe të shohim çka u bë atje. Detyrë e jona mbetet si në fazën e projektimit, ndërtimit, në fazën e operimit ne gjitha këto fazë të realizohet kontroll i cilësisë dhe të sigurohemi që punët janë realizuar ashtu siç është paraparë në projekt dhe të sigurohemi që projekti është realizuar tamam si e parasheh studimi”, tha Aliu.

Ndërsa i pyetur se për lëndët për hetim në Prokurori, Aliu tha se fillimisht është zyra e auditori kombëtar dhe është auditimi i ministrisë që do të merret me këto. E më pas do të jetë edhe dera e prokurorisë ku do të trokasin për këto çështje.

Aliu i është kundërpërgjigjur edhe aktivistes Shpresa Loshaj nga organizata jo-qeveritare “Pishtarët që deklaroi se Ministria e Ambient është duke planifikuar që të lëshojë leje të reja për hidrocentrale në Deçan, kompanisë private KELKOS. Përmes një komunikate për medie, kjo organizatë ka thënë se gjatë ditës së djeshme, ministri i Ambientit, Liburn Aliu, ka pranuar nga KELKOS-i një plan për restaurimin e Zallit të Rupes në Deçan.

“’Ministria e Ambientit është këtu për t’ia dhënë aminin çkado që Kelkos kërkon’. Kjo është shpifje. Fshehurazi, mbrapa shpine. Unë i takoj ata në zyre. Kelkos si palë vjen takohet me mua në zyre dhe me ekspertët apo zyrtarët e fushës në prezencë të njëri tjetrit, nuk ka asnjë takim fshehurazi[…]zonja Shpresa Loshaj është nxituar nuk di pse, mbase është natyra e saj që nxitohet”, tha Aliu.

Tags: Liburn Aliuprojeket per ujin

Të ngjashme

Lajme

Pa filluar mirë sezona, nisin përleshjet për shezlongët në Shqipëri

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Lajme

Hoti: Zoti na ruajtë, pushtetarët e Kosovës nuk dinë çfarë bëjnë

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Kosovë

Nëna e Marigona Osmanit e emocionuar: Nuk mundem me i pa këto pamje

nga Bota Press
1 Qershor, 2023
Kosovë

Shfaqen pamjet e aktit barbar, alivanoset Dardan Krivaqa

nga Bota Press
1 Qershor, 2023


Lajmet e fundit

  • Pa filluar mirë sezona, nisin përleshjet për shezlongët në Shqipëri
  • Hoti: Zoti na ruajtë, pushtetarët e Kosovës nuk dinë çfarë bëjnë
  • Nëna e Marigona Osmanit e emocionuar: Nuk mundem me i pa këto pamje
  • Shfaqen pamjet e aktit barbar, alivanoset Dardan Krivaqa
  • “Ngom mue se unë t’kom pshtu”: Qysh e përdhosi Amerikën kryetari i Miqësisë me Amerikën, Dimal Basha?

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.