.
×

Zyrtarisht Isa Mustafa kryeministër, ja lista e ministrave  



Sh.Osmani, 9 dhjetor

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, 38 kundër, dy abstenime i kanë dhënë besimin liderit të LDK-së Isa Mustafa që të udhëheq me ekzekutivin për katër vitet e ardhshme. Mustafa edhe zyrtarisht nga sot do të jetë kryeministër i vendit, ndërsa bashkë me partnerin e koalicionit PDK-në, do ta qeverisin vendin përgjatë mandatit 2014-2018.

Kuvendit I Kosovës ka votuar edhe listën e ministrave të qeverisë “Mustafa 1”.

Votimi i Qeverisë së re nuk u arrit të bëhet mbrëmë për shkak të kundërshtimeve të deputetëve të Listës Srpska, por sot problemet me këtë parti janë zgjidhur.

Botrapress sjell listën e plotë të ministrave:

Kryeministër: Isa Mustafa

1. Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm
2. Kujtim shala, zëvendësministër dhe ministër i Kulturës
3. Branimir Stojanivq, zëvendëskryeministër
4. Mahri Jagxhillar, ministër i Administratës Publike
5. Lubomir Mariq, ministër i Pushtetit Lokal
6. Arsim Bajrami, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
7. Valon Murati, ministër i Diasporës
8. Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë
9. Abdullah Hoti, ministër i Financave
10. Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik
11. Bekim Çollaku, ministër i Integrimeve Evropiane
12. Haki Demolli, ministër i FSK-së
13. Aleksandër Jabllanoviq, ministër për Komunitete dhe Kthim
14. Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
15. Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
16. Edita Tahiri, ministër pa Portofol
17. Rasim Demiri, ministër pa Portofol
18. Memli Krasniqi, ministër i Bujqësisë
19. Skender Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme
20. Imet Rrahmani, ministër i Shëndetësisë
21. Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë

22 Lutfi Zharku, ministër i Infrastrukturës