[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtari që mban rekord për shkarkim dhe emërim në detyrë, shkarkohet përsëri



 

Vetëm pak ditë pasi Gjykata vendosi që ta kthejë në punë sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, ai është pezulluar sërish sot nga ministri Vesel Krasniqi.

Burim Rreci është zyrtari që më së shpeshti është suspenduar dhe kthyer sërish në punë.Në vendimin e siguruar nga Reporteri.net thuhet se Burim Rreci, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Inustrisë pezullohet deri në një vendim tjetër

Në vendim thuhet se pezullimi bëhet për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore: Mos përmbushje e detyrave të punë, mosrespektim i afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda, moszbatim i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, dëmtim i pasurisë shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorim i pasurisë shtetërore, shkelje e detyrave të përcaktuara në ligjin dhe legjislacionin në fuqi.

Menu Title