.
×

Zyrtari i VV’së i uron Shpend Ahmetit azil në Amerikë, thotë se shpejt Prishtina shkon në zgjedhje



Një ditë pasi që zyrtari i VV-së, Salih Zyba e kërcënoi kreun e PSD-së Shpend Ahmetin, njejtë ka vepruar edhe një zyrtar tjetër i Vetëvendsojes.

Arbër Vokrri, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, që është edhe asamblist në Komunën e Prishtinës ka shkruar në Facebook se me këto vota që ka marrë Shpend Ahmeti në kryeqytet i uron azil të qetë në Amerikë.

Tutje, i njejti ka shkruar se së shpejti në Prishtinë do të ketë zgjedhje të reja.

Postimi i zyrtarit të VV-së në Facebook

Shkrimit të zyrtarit të VV-së iu është kundërpërgjigjur përmes Facebook-ut, ish deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.

Azil kam lypë në vitin 1991 në Angli, kur më pat përndjekë Millosheviqi. Jam kthye mbas 8 vjetësh me e luftue atë mut….

Publiée par Fisnik Ismaili sur Mercredi 9 octobre 2019

Sot ndërkaq zyrtari i VV-së, Salih Zyba ka folur për Express, pasi që kërcënoi përmes Facebook-ut, Shpend Ahmetin