[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtari i LDK-së: Qalaj paska aderuar në familjen e tij politike, Sveçla s’pati guxim ta shkarkonte



 

Bajram Gecaj, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Agim Veliu tha se ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj ka aderuar në familjen e tij natyrale politike.

Gecaj e ka kritikuar Xhelal Sveçlën e LVV-së sepse, siç tha, nuk pati guxim ta shkarkojë Qalajn dhe se Veliu e bëri këtë.

“Rashit Qalaj paska aderuar në PDK … i priftë e mbara në familjen e tij natyrale politike! Por çfarë me i thënë tash Xhelal Sveçles, i cili me vite të tëra e kishte gojën plot “kapje”, ndërsa nuk e pati as guximin më të vogël të “çkapjes”! Agim Veliu e kishte guximin për të shtyrë para proceset ligjore profesionale, sepse LDK nuk “çirret” si tjerët, por shtynë para shtet-ndërtimin me hapa të sigurtë!”, ka shkruar Geci, transmeton Botapress.info

 

Menu Title