.
×

Zyrtare: Vjosa Osmani të hënën nominohet kandidate për kryeministre



Botapress, 24 Gusht – Edhe dy ditë kanë mbetur deri në nominim përfundimtar të saj për kandidate për kryeministre të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vjosa Osmani, deputetja më e votuar e LDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale, duket se tashmë ka siguruar përkrahjen jo vetëm të Isa Mustafës, kryetar i LDK-së por edhe të shumicës së anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. Ajo tashmë ka edhe pëkrahjen më të madhe të anëtarësia e LDK-së.

Por siç merr vesh Botapress nga burimet e afërta me LDK-në, nomini i saj përfundimtar do të bëhet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Kandidaturën e saj do të shpallë Isa Mustafa ndërkaq Këshilli i Përgjithshëm pritet që ta miratojë edhe listën me anëtarë të Kryesisë së re bashkë me propozimin që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre të ardhshme nga LDK-ja për zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit të këtij viti, shkruan Botapress.