[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: Vjosa Osmani kandidon për pozitën e presidentit



 

Botapress 14 Janar- Marrëveshja e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ka si pikë të veçantë edhe çështjen e presidentit, raporton Gazeta Botapress.

Kjo është konfirmuar në një konferencë të përbashkët që kanë mbajtur Osmani dhe Kurti nga holli i Kuvendit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani tha se do të jetë ajo që kërkon të rilegjitimohet posti i presidentit.

“Do të jem unë personi që do ta kërkoj këtë ri legjitimim, sepse presidenti i vendit përfaqëson unitetin e popullit. Një presidente që ka legjitimitet më së miri e përfaqëson këtë. Do të garojmë pikërisht si thoni ju”, tha ajo, transmeton Botapress.info

 

Menu Title