.
×

ZYRTARE: Trajneri i madh shkarkohet nga klubi i Premierligës



Southampton ka mbetur pa trajner. Mark Hughes është shkarkuar nga Southamptoni, së bashku me asistentin e tij, Mark Bowen. Klubi anglez ka lëshuar vendim zyrtar, duke bërë me ditur se trajneri dhe asistenti janë shkarkuar, përcjell “lajmi.net”.

“Mund të konfirmojmë se trajneri i skuadrës së parë, Mark Hughes dhe asistenti i tij, Mark Bowen, janë larguar nga klubi”, thuhet në njoftimin e Southamptonit.

“Duam t’i falënderojmë për kontributin e dhënë dhe tu urojmë më të mirat në të ardhmen. “Ndërsa, drejtimin e skuadrës për përballjen e të mërkurës, do ta marrë, Kelvin Davis, në ndeshjen ndaj Tottenhamit”, thuhet më tej në njoftimin e skuadrës angleze.