.
×

Zyrtare: Përfundon autopsia, Ndrecaj dhe Begu në mesin e të vrarëve, ja emrat e tjerë



Autopsia e trupave të pjesëtarëve të vrarë të grupit të armatosur ka konfirmuar se mes tyre janë edhe Mirsad Ndrecaj – Komandant NATO dhe Begë Rizaj – Komandant Begu, të dy nga Kosova, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB ka thënë se verifikimet e dy trupave janë miratuar edhe nga Byroja e Interpolit. Nga personat e vrarë u konfirmua edhe identiteti i Nusret Kaloshit, i lindur më 18.04.1975, shtetas i Maqedonisë. Përveç tyre, përmes INTERPOLIT u konfirmua edhe identiteti i Sami Ukshinit, i lindur më 10 tetor të vitit 1967 nga Kosova, i njohur si Komandant Sokoli, i cili iu dorëzua policisë.

“Pas përfundimit të autopsisë të pjesëtarëve të vrarë të grupit të armatosur, MPB-ja përmes Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor, respektivisht Byroja e INTERPOLIT-Shkup filluan me procedurën e konfirmimit të identitetit të personave. Deri tani u konfirmua identiteti i Mirsad Ndrecaj, i lindur më 17.06.1979 nga Kosova, i njohur si Komandant NATO, për të cilin ekzistonin dyshime se është një nga liderët e grupit të armatosur. Ka arritur edhe konfirmim për identitetin e Begë Rizajt, i lindur më 25.12.1977 nga Kosova, i njohur si Komandant Begu. Nga personat e vrarë u konfirmua edhe identiteti i Nusret Kaloshit, i lindur më 8.04.1975, shtetas i Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Prej aty informojnë se vazhdon procesi i identifikimit edhe të personave tjerë të vrarë./Botapress