.
×

Zyrtare: Nuk do të mbahet mësim, mësimdhënësit në grevë



 

Botapress, 8 mars- Sindikata e Bashkuar e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës njoftoi se të hënën do të dalin në grevë një ditore.

Përmes një njoftimi për media, SBASHK ka bërë thirrje që nxënësit mos të dalin në shkolla më 12 mars.

“Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve  do të jenë bashkë në institucionet arsimore gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj do të shënohen në listat e pjesëmarrësve në grevë. U  drejtohemi prindërve që më 12 mars mos t’i nisin fëmijët e tyre për në shkollë sepse   këtë ditë nuk ka mësim ngase është grevë njëditore”, thuhet në njoftim

Kjo grevë po vie në pajtim me një rezolutë të kësaj sindikate që kërkon plotësimin e kërkesave me theks në miratimin e ligjit për Punëtorët në Arsim të Viteve të 90-ta që tani ka mbetur peng i kostos financiare.

“Urojmë që ky veprim i radhës , gjegjësisht greva njëditore e 12 marsit të ndikojë në reflektimin pozitiv e konkret  të Ministrisë së Financave, në të kundërtën pa dëshirën tonë  më 13 prill do të jemi të shtyrë  duke respektuar Rezolutën e Kongresit 7 të SBASHK-ut lidhur me veprimet sindikale të  nisim grevën e përgjithshme e në kohë ta pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave tona”, thuhet tutje në njoftim.