.
×

Zyrtare: NISMA ndahet nga PAN-i



 

Botapress, 12 Shtator – Fatmir Limaj dhe partia e tij NISMA, nga sot zyrtarisht nuk do të jenë pjesë e PAN-it. Këtë e ka konfirmuar  deputeti i kësaj partie, Milaim Zeka.

Zeka ka thënë se NISMA do të krijoj grupin e vet parlamentar përmes së cilit do të funksionoi në Kuvendin e Kosovës.

“Ne nga sot mund të konfirmojmë se nuk do të jemi pjesë e PAN-it. Ne kemi krijuar grupin tonë parlamentar dhe do të kemi iniciativat tona”, ka thënë Zeka.

 

I pyetur nëse kjo ndarje ia lëkundë këmbët koalicionit qeverisës, Zeka ka thënë se jo.

“Jo. Megjithatë, ne do të votojmë iniciativat e mira edhe të opozitës, ashtu sikur nuk do të votojmë ndonjë iniciativë nga PDK-ja apo AAK-ja nëse nuk pajtohemi”, ka thënë ai.

Në një intervistë dhënë “Zërit”, Zeka ka folur edhe për përplasjen e tij të fundit në Kuvendin e Kosovës dhe refuzimin e posteve ministrore të ofruara nga kryeministri Haradinaj.