[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: Gjysmë vjetori i dytë në shkolla nis më këtë datë



 

Botapress 14 Janar- Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, përmes një postimi në FB, ka konfirmuar se gjysmë vjetori i dytë në shkolla do të nis më 18 janar.

Derisa i njëjti thotë se ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.

Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

Menu Title