[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zyrtare: Brenda kasafortës së vjedhur në AUV kishte para dhe dokumenta të rëndësishme



Botapress 27 Tetor- Gazeta  dy ditë më parë kishte raportuar se brenda kasafortës së vjedhur në AUV kishte para në vlerën deri 1500 eruo si dhe dokumenta të tjera të rëndësishme.”Në kasafortën e vjedhur në AUV ishin 1500 euro.

Pos këtyre të hollave, kishte edhe disa dokumente të këtij agjencioni”, tha ky burim, duke mos saktësuar se për çfarë dokumentash bëhet fjalë” ka thënë burime brenda brenda hetuesisë së Policisë së Kosovës.E kjo është konfimruar gjatë ditës së sotme edhe  nga zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

Thaçi, ka deklaruar se kjo arkë përdorej për ruajtjen e parave kesh, për nevoja të pagesave të ndryshme si dhe ka patur brenda saj dokumenta të këtij institucioni.“Arka metalike në momentin që është vjedhur ka pasur brenda, para në vlerë 1,523.58 euro (njëmijëeqesqinëenjëzetetre euro/ e pesëdhjetedy eurocent), dhe 30 euro kartela mbushëse telefonike (10×3.00=30.00 euro).Po ashtu aty kanë qen të vendosura kopje fizike të planeve arkitektonike dhe të inxhinierisë të objekteve të AUV-së, (planet e objekteve ekzistuese për tri objektet dy Laboratorët dhe ndërtesa e administratës qendrore)”, tha Thaçi për Insajderi.

Rastin zyrtarisht e kishin konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, por pa dhënë detaje se çka kishe brenda kësaj ksaforte.

“Me datë 22.10.2020. në ora 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në nje objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje”, kishin theksuar nga Policia e Kosovës.Pas kësaj vjedhjeje ka folur edhe Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Naser Krasniqi.Ai në një adresim për media nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e kasafortës me arsyetimin se kjo mund ta pengojë procesin e hetimit që është duke u kryer nga Policia.

Menu Title