.
×

Zvministri i FSK-së reagon për dorëheqjen e tetë pjesëtarëve serb: FSK është shtëpi e të gjithëve



 

 

Zëvendësministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar ndaj dorëheqjes së ofruar nga tetë pjesëtarë të FSK-së nga radhët e komunitetit serb.

Në një postim në Facebook, Ramadani ka shkruar se FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet dhe se aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrierë profesionale dhe të sigurt.

 

Sipas tij, komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës.

Më poshtë postimi i Ramadanit:

Presioni i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm.

Komuniteti serb në Kosovë po rrit çdo ditë e më shumë besimin në institucionet e sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu edhe në FSK.

Ndërsa, Serbia po rrit presionin ndaj tyre, në mënyrë krejtësisht të padrejtë dhe vulgare.

FSK është shtëpi për të gjitha komunitetet. Aty edhe pjesëtarët serbë kanë karrrierë profesionale dhe të sigurt.