.
×

Zviceranët, Xhakës: Na “çmende”, pse shqiponjën (Foto)



Granit dhe Taulant Xhaka, sikur çdo herë, edhe këtë vit, festat e fundviti, do i kalojnë në Kosovë.

Gjatë qëndrimit këtu, vëllezërit Xhakaj, kanë vizituar ekipin kryeqytetas, Prishtinën, ku së bashku me lojtarët e kësaj skuadre, bënë një fotografi, duke improvizuar shqiponjën me duar.

E bërja e shqiponjës nga Granit Xhaka, nuk iu ka pëlqyer aspak zviceraneve, që pretendojnë se mesfushori, nuk po iu përmbahet rregulla të vendosura për futbollistët shqiptarë, shkruan Blick.ch.

Po ashtu shumë lexues të Blick.ch, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për gjestin e Granitit, tek hapësira për komete e kësaj medie.Botapress