.
×

Zv.ministrja e Kulturës Burbuqe Bakia-Deva shpërndan lule për 8 mars



 

 

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Burbuqe Bakija-Deva, ka shpërndarë lule për 35 gratë e Shtëpisë së Pleqve në Prishtinë, njofton Botapress.

Vetë zëvendësministrja përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për këtë aktivitet të saj

 

Sot, këtë ditë të veqante për ne Gratë, vendosa ta kaloj bashkë me 35 Gratë e shtëpisë së Pleqëve në Prishtinë!

Gratë ishin ato të cilat kanë mbajtur mbi supet e tyre peshën e rëndë të mbijetesës, të rezistencës paqësore, të luftës dhe pa dyshim që ndërtimi i paqes nuk mund të arrihej pa to.

Gratë e Kosovës deshmuan se janë shtyllë e shoqërisë dhe kontributi i tyre eshte kyç në çdo fazë të zhvillimit të saj.

 

Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!