.
×

Zubin Potoku qyteza me naftën më të lirë në Evropë



Hulumtimi disamujor i emisionit ‘Drejtësia në Kosovë’ zbulon se në veri të Mitrovicës të banuar me shumicë serbe një litër naftë kushton 0.88 cent.Ekipi i Drejtësia në Kosovë, ka pyetur shitësit në pompa të derivateve për çmimin e naftës nw Zubin Potok.

“Ka euro-disel dhe kushton 88 cent. Ja ku e ke në shishe dhe mund ta shikosh. Naftën e marrim nga jugu”, thotë shitësi i pompës së derivateve. Në jug të Mitrovicës, nafta kushton deri në 1 euro e 18 cent, e që sipas shitësit të pompës së derivateve, konsumator janë shqiptar të jugut dhe serb të veriut.