[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zogaj ironizon me VV: Po më dhimbseni që po e largoni flamurin kombëtar kaq shpesh



Në çdo takim që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti zhvillon në selinë qendrore të partisë së tij, nuk mungon asnjëherë flamuri kuq e zi, por ai sot nuk është vërejtur.

Një takim të tillë e ka komentuar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Petrit Zogaj, të cilit i ka rënë në sy mungesa e flamurit kombëtar.

Zogaj me ironi ka thënë se po i dhimbsen personat në VV të cilët merren me vendosjen dhe zhvendosjen e flamujve, sidomos atij kuq e zi, sa herë që ka takime.

“Sa po me dhimbsen personat ne zyret e LV-se, qe po i vendosin e zhvendosin flamujt gjate këtyre takimeve-sidomos kur po e largojnë flamurin kombëtar kaq shpesh”, ka shkruar Zogaj.//

Menu Title