.
×

Zhvatjet që po u bëhen mërgimtarëve në kufi



Kompanitë e sigurimit edhe sivjet do të vazhdojnë të përfitojnë milionat nga tarifat e sigurimit në kufi. Kjo pasi Kosova ende nuk është pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër, shkruan sot Koha Ditore.Institucionet e Kosovës për 19 vjet nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje alternative, pavarësisht se premtimet nuk kanë munguar asnjëherë. “Viktimë” e këtyre pagesave janë shtetasit e Kosovës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Ata paguajnë në vendet prej nga vijnë Kartonin e Gjelbër, por që për fatin e tyre të keq, ai nuk ka vlerë brenda territorit të Kosovës.Për t’u bërë anëtare e Kartonit të Gjelbër, Kosova duhet të jetë shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe i anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara./BP/