.
×

Zhegra e Shaqirit stoliset me flamuj të Zvicrës



Siç dihet te Zvicra luajnë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, me prejardhje nga Kosova dhe Blerim Xhemaili nga Tetova

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë po pritet me padurim në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

 

Një ndër vendet që po e përjeton emocionalisht këtë sfidë, është Zhegra, fshati në Komunën e Gjilanit, aty ku ka lindur Xherdan Shaqiri, i cili paraqitet për Zvicrën.

 

Zhegra është stolisur me flamuj të Zvicrës në prag të ndeshjes me Serbinë, dhe të gjithë, shpresojnë në fitore.

Edhe qyteti i Gjilanit është stolisur me flamuj të Zvicrës, pasi ka shumë bashkatdhetarë, që jetojnë në Zvicër, por edhe për të përkrahur helvetikët në duelin ndaj Serbisë.

Siç dihet te Zvicra luajnë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, me prejardhje nga Kosova dhe Blerim Xhemaili nga Tetova.

Futbollistët shqiptarë përbëjnë pothuajse 1/3 e ekipit zviceran.