[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zhbogar: Mendova se opozita do të votonte pro MSA-së, ata e lëshuan sallën



Botapress, 2 Nëntor

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar është i ftuari i Baton Haxhiut në Zona B në Klan Kosova.

Zhbogar ka folur për seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e MSA-së ku opozita nuk mori pjesë në votim duke u larguar nga salla.

Ai është shprehur se kjo është vendim i tyre por është e rëndësishme që ata ishin në sallë së paku në fillimin e seancës.

“Isha shumë i kënaqur që opozita ishte në Kuvend, së paku në pjesën e parë”.

“Ishte mirë që t’i shohim të gjithë deputetët së bashku në Parlament. Përmes fjalimeve mendova se opozita do të votonte pro, por ata vendosën ta lëshojnë sallën, është vendimi i tyre”.

“Do të ishte mirë që edhe ata të kishin qenë prezent”.

Zhbogar ka folur edhe për pakicën serbe në Kosovë duke thënë se ata pranojnë MSA-në dhe e dijnë se nga kjo marrëveshje do të kenë përfitime.

“Isha i kënaqur që të dëgjoj përfaqësuesit e SRPSKA, diçka që ata kanë mbështetur dhe është ky nëj lajm shumë i mirë për shtetasit e Kosovës”.

“Serbët e Kosovës e kanë kuptuar se ata përfitojnë nga kjo marrëveshje”.

“MSA përmend që duhet të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë dhe serbët në Kosovë”.

Ai ka thënë se pret nga Kosova që të punojë në normalizimin e vendit.

Menu Title