.
×

Zgjedhjet në komunat veriore, deri në ora 16:00 dalja e votuesve 35%



Dalja e votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat veriore në Kosovë deri në orën 16:00 është 35 për qind.

Nga katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveqan dhe Leposaviq, në daljen e votuesve prin kjo e fundit.

Në një konferencë per media Demokracia në Veprim, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në përgjithësi është zhvilluar në rregull.

Disa parregullësi janë hasur në listat e votuesve, ku disa persona nuk kanë gjetur emrin nëpër lista si dhe është vërejtur një person i cili ka tentuar të votojë dy herë.

Ndryshe zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në këto komuna pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave që vijnë nga Lista Serbe, tre prej të cilëve janë në garë edhe sot.

Kandidatët nga tre parti politike që po garojnë janë si më poshtë:

Leposaviq; Vetëvendosje – Fisnik Veseli, PDK – Shaqir Hetemi, Lista Serbe – Zoran Todiq.

Zubin Potok; Vetëvendosje – Liridona Kahrimani, PDK – Hysen Mehmeti, Lista Serbe – Serdjan Vulovic

Zveqan; Vetëvendosje – Avdi Peci, PDK – Ilir Peci, Lista Serbe – Vucina Jankoviq

Mitrovicë e Veriut; Vetëvendosje – Erden Atiç, PDK – Gonxhe Çaushi, Lista Serbe – Goran Rakiq