.
×

Zgjedhjet e para parlamentare: Kur LDK’ja dilte fituese me 45.6 për qind të votave, PDK’ja e dyta me 25.7



Zgjedhjet e vitit 2001 ishin zgjedhjet e para parlamentare pas luftës në Kosovë. Këto zgjedhje i fitoi bindshëm LDK’ja duke siguruar 45% të votave.

Derisa PDK’ja ishte forca e dyte politike në vend, me vetëm 25%. E AAK’ja doli e katërta me vetëm 7.83% të votave.Me 45% të votave, LDK’ja siguroi 47 deputetë. PDK’ja 26 deputetë dhe AAK’ja vetëm 8.

Kujtojmë se atë kohë, kandidatët për deputetë nuk zgjidheshin me votë nga sovrani sepse listat ishin të mbyllura. Nga kjo nënkuptojmë se deputetët e LDK’së, janë zgjedhur automatikisht nga numri i parë në listë deri tek i 47’i.

Pas konstituimit të Kuvendit, postin e presidentit e fitoi lideri i LDK’së Ibrahim Rugova i cili u zgjodh më 2 mars 2002. Pozitë kjo që u mbikqyr nga UNMIK’u.

Serbët në këto zgjedhje u përfaqësuan nga koalicioni “Kthimi”.Parlamenti i Kosovës kishte vetëm 100 ulëse, 20 nga të cilat i fituan minoritetet.