.
×

Zgjedhje të parakohshme, LDK tregon në cilin muaj do të rrëzohet Qeveria



Botapress, 11 Korrik

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka vlerësuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në tetorin e këtij viti.Duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, Rugova ka thënë se këtë proces duhet ta drejtojë ajo parti e cila do të dalë fituese nga procesi zgjedhor.

Në një prononcim për “Zërin” deputeti i LDK-së ka deklaruar se ky subjekt shumë shpejt do ta njoftojë publikun për hapat e mëtejshëm qw do të ndërmerren në këtë drejtim.“LDK tani konsideron se jemi vonuar shumë, se këto institucione nuk kanë legjitimitet të udhëheqin me bisedimet. Ne konsiderojmë se në një kohë sa më të shpejtë, pse jo kah mesi i tetorit, të shkojmë në zgjedhje të reja nacionale dhe ai që fiton garën, ta udhëheqë dialogun. Do të ishte kohë optimale që kah mesi i tetorit të shkojmë në zgjedhje dhe të vijë një qeveri dhe institucione kredibile dhe që kanë legjitimitet”, ka deklaruar ai.