.
×

Zëvendësministri Zeka vizitoi policinë rajonale të Gjilanit



Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, vizitoi policinë rajonale të Gjilanit, ku u prit nga drejtoresha e këtij rajoni, znj. ElminaMahmuti dhe bashkëpunëtorët e saj.

Në këtë takim u bisedua për Ligjin e policisë, për pensionim të parakohshëm,objektin e Policisë së këtij rajoni i cili ende nuk ka përfunduar, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit,luftimin e  trafikimit me narkotikë si dhe për problemet me trafikun në nivel të regjionit të Gjilanit.

Me këtë rast, zëvendësministri Zeka theksoi se MPB do të përpiqet që vitin e ardhshëm të  fusë në buxhet Ligjin për  pensionimin e parakohshëm të Policisë si dhe objektin e pa përfunduar të Policisë në Gjilan.Gjithashtu, theksoi se MPB do të jetë e pa kompromis në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimet e fundit të MPB-së sa i përket trafikut në nivel të Kosovës u vlerësuan se kanë sjellë rezultate të prekshme edhe në nivele të  regjioneve./Botapress/