[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë poston foton e bustit të Skënderbeut: Ky është turp, nuk është art!



Në ditën e shënuar të 28 Nëntorit, zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ka zgjedhur të reagojë duke publikuar një foto të bustit figurës historike të Skënderbeut.Braçe shprehet se është një vepër fyese e cila nuk ka asnjë lidhje me veprat e artit.

“Si ka mundësi të përcudnohet Skënderbeu kështu? Nuk arrij ta kuptoj. Më ndjeni, nuk jam skulptor,

as artist në tërësi por kjo veç vepër arti nuk është! Është fyese! Me e keqja eshte se këta qe e kanë bere dhe e kanë vendosur në publik,janë të gëzuar dhe e mbajnë për vepër të madhe!Si ka mundësi që jemi më të zotët në botë për t’i bërë keq vetes, shoqërisë, vendit, kombit?”, ka shkruar Braçe krahas fotos./M.M-dritare.net

Menu Title