[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zërat në VV po rritën kundër komunitetit LGBT: Pas deputetit Rrahmani kundër tyre del edhe një asambliste e Prishtinës



Leonora Shabani-Bajraktari, asambliste e VV’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka deklaruar publikisht se po i pengojnë reklamat që bëhët për vetëdijesimin e qytetare mbi martesat e komunitetit LGBT.

Ditë më parë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, kishte dalur publikisht kundër “Paradës së Krenarisë” e cila u mbajt ditë më parë në Prishtinë.

Rrahmani kishte thënë se ka një qëndrim pro familjeve tradicionale.

Ndërsa tashmë po shtohen e dhe zëra të tjerë brenda VV’së që kundërshtojnë aktivitetet e LGBT’së, e që janë grup i marxhinalizuar në Kosovë.Leonora Shabani-Bajraktari, asambliste e VV’së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka shkruar se reklamat që kanë të bëjnë me kët= komunitet për të janë të tepërta.

“Por, reklama në TV e sponzoruar nga komuniteti LGBT, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë, po më duket e tepërt”, ka shkruar ajo në Facebook.

VV edhe herë të tjera ka ngurruar që të dalë në mbështetje të këtij komuniteti. Sa ishte në udhëheqje të Qeverisë, VV ngurroi që të ndriçojë objektin e Qeverisë me ngjyrat e flamurit të këtij komuniteti, ndërsa lideri i VV-së, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka marrë pjesë në këtë paradë të përvitshme.

Postimi i plotë:

Nuk jam kundër komunitetit LGBT, mbi të gjithë ky komunitet mbrohet dhe me kushtetutë. Ky komunitet është i përfshirë në shoqërinë tonë, edhe pse ka prej atyre familjeve që ende nuk pajtohen se fëmija i tyre i përket këtij komuniteti, me kalimin e kohës do të pajtohen, njejt si në të gjitha shtetet perendimore.

Por, reklama në TV e sponzoruar nga komuniteti LGBT, ku një vajzë i propozon vajzës tjetër martesë, po më duket e tepërt.

Kemi pas çasje cdo herë në TV-t ndërkombëtare asnjëherë nuk ma ka kap syni një reklam të tillë..

 

Menu Title