[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Zemaj: Vaksinat e para anti-Covid për personat e moshuar pa përkujdesje familjare



Të moshuarit në shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare janë vizituar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Me këtë rast ministri Zemaj iu ka premtuar se vaksina e parë do të përdoren te kjo kategori.

“Si Ministri e Shëndetësisë në planet tona për përkujdesjen shëndetësore është vaksinimi kundër gripit i qytetarëve të Kosovës. Së pari, jo vetëm për simbolikë por edhe për kujdes do të fillojmë pikërisht këtu nga Shtëpia e të Moshuarve, do ta bëjmë vaksinimin e të gjithë juve dhe qytetarëve tjerë, të sëmuarve kronik, edhe fëmijëve edhe shtatzënave, edhe të gjitha grupeve të rrezikuara që janë potencial që përkujdesja të jetë primare”, tha Zemaj.Ndërsa drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, ju tha të moshuarve se nesër do t’iu bëhet edhe një herë testi për të parë si është gjendja e tyre, pra nëse ndonjë është prekur me coronavirus.

Menu Title